Van Dijk: Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian, njësoj si Federer në tenis

Mbrojtësi i Liverpool-it dhe kombëtares së Holandës, Virgil van Dijk, foli në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet për fëmijërinë dhe idhujt e tij.
Kapiteni i Holandës deklaroi se i ka pas adhuruar mbrojtësit e Milan-it, Nesta-n dhe Maldini-n, por shton se Alessandro për të është mbrojtësi më i mirë që ka njohur historia e futbollit italian.
“Unë i doja si Nestan ashtu edhe Maldini-n, se Milani ishte diçka ndryshe. Kur flisni për Nesta-n flisni për elegancën, ai bëri gjithçka të dukej kaq e lehtë, duke parë Alessandro-n duke luajtur ishte si të shikoje Roger Federer duke luajtur tenis. Lojtarët si ai kanë treguar rrugën që duhet ndjekur për ne mbrojtësit, unë e respektoj shumë, ashtu si të gjithë mbrojtësit e tjerë të atij ekipi të Milan-it që fitoi në Europë. Kam mësuar shumë nga secili prej tyre. Të gjithë kanë mendimin e tyre, por për mua Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian”-deklaroi Van Dijk
#Van #Dijk #Nesta #ishte #mbrojtësi #më #madh #italian #njësoj #Federer #në #tenis
gazetablic.com