Sport
Ka lënë pas Rydigerin dhe Kanselon, Mario Mitaj është mes mbrojtësve më të mirë të EURO 2024-s –

Mario Mitaj ka dëshmuar cilësitë e tij edhe në nivelin më të lartë të Europës sa i përket rangut të ekipeve kombëtare. Mbrojtësi shqiptar ka bindur edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj në emër si Italia, Spanja dhe Kroacia. Lojtari i Lokomotivës së Moskës është përfshirë në 10 mbrojtësit më të mirë të fazës së grupeve rmtë Kampionatit Europian.
Mario Mitaj ka fituar zotërimin e topit ndaj kundërshtarit në plot 15 raste, po aq sa Peoe dhe Zalevski. Pas tij kanë mbetur emra si Rydigeri, Mitelshtadti dhe Kanseloja. Listën e kryeson Bastoni me 21 marrje të zotërimit të topit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#lënë #pas #Rydigerin #dhe #Kanselon #Mario #Mitaj #është #mes #mbrojtësve #më #të #mirë #të #EURO #2024s
SportExpress