Ylli i Gjeorgjisë plotëson ëndrrën e tij, i merr fanellën Cristano Ronaldos pas fitores –

Gjeorgjia ishte padyshim një nga befasitë e mëdha të këtij Kampionati Europian. Megjithëse ishte pjesëmarrëse për të parën herë në një turne madhor, arriti të siguronte kalimin e grupit. Fitorja 2-0 ndaj Portugalisë mbrëmjen e djeshme i dërgoi gjeorgjianët në 16 më të mirat e Europës.
Një ëndërr e bërë realitet për cilindo lojtar që mban veshur fanellën e Gjeorgjisë. Por ylli i tyre, Kvaratskhelia, plotësoi një tjetër ëndërr që e kishte thurur që fëmijë. Sulmuesi i Napolit mori fanellën e idhullit të tij, Cristiano Ronaldos, pas ndeshjes, dhe e shpërndau në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” së bashku me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. “Ëndërr”, shkuante Kvaratskhelia bashkëngjitur fotos së fanellës së Ronaldos dhe çmimit të fituar për performancën e tij të jashtëzakonshme përgjatë ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Ylli #Gjeorgjisë #plotëson #ëndrrën #tij #merr #fanellën #Cristano #Ronaldos #pas #fitores
SportExpress