Aktualitet

“Mbi 1 miliard euro dëmi”/ Lushtaku: Me qasjen e BE-së dhe pazotësinë e Kurtit, s’kam shpresa të mëdha për heqjen e masave

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, thotë se Kosova ka humbur shumë nga vendosja e masave të BE-së, ku janë diku mbi 1 miliard euro donacione e grante dhe dëmi është bërë nga qytetarët.

“Janë mbi 1 miliard euro që janë donacione dhe grante dhe kredi të ndryshme që Kosova nuk i ka arritur t’i tërheqë për shkak të paaftësisë dhe pazotësisë së qeverisë Kurti për të krijuar një relacion më të mirë me ndërkombëtarët dhe kjo shkon në dëm të qytetarëve të vet, sepse pavarësisht se ti mundesh të kesh një retorikë të mirë në fund të ditës ato nuk shërbejnë nëse nuk konkretizohen projekte konkrete drejt realizimit të jetës së qytetarëve. Ne e shohim çdo ditë që shumë kemi largime nga Kosova edhe për shkak të mos realizimit të projekteve nga qeveria dhe ata çdo ditë e më shumë e humbin shpresën edhe qytetarët që janë në Kosovë”, shprehet ai për Gazeta Blic.

Deputeti thotë se s’ka shpresa të mëdha për heqjen e masave, duke parë pazotësinë e kryeministrit Kurti dhe të qeverisë së tij.

Ai thekson se masat kanë qenë të gabuara, por që prej tyre kanë humbur shumë qytetarët e Kosovës.

“Me këtë qasje që e ka BE nuk kam shpresa të mëdha dhe gjithashtu me pazotësinë edhe të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij që të krijojnë ura të bashkëpunimit, nuk pres një rezultat të heqjes së këtyre masave. Këto masa janë sanksione të gabuara në drejtim të Kosovës pasi në fund të ditës qytetarët e Kosovës po u mohohet një e drejtë që u takon çdo shteti që aspiron të hyjë në BE por as këtu s’mund të ndërhyjmë pasi është BE ajo që thotë fjalën e fundit”, deklaron deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku./Gazeta Blic/



#Mbi #miliard #euro #dëmi #Lushtaku #qasjen #BEsë #dhe #pazotësinë #Kurtit #skam #shpresa #të #mëdha #për #heqjen #masave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button