Pse belgët duken kaq të djersitur edhe në fillimin e ndeshjes në temperaturën 15°C? –

Kombëtarja e Belgjikës deri më tani ka luajtur dy ndeshje në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe ka tre pikë.
Në turin e parë u mposht nga Sllovakia dhe më pas fitoi ndaj Rumanisë dhe sonte do të përballet me rezultatin përfundimtar.
Ajo që shumëkush ka vënë re në dy ndeshjet e para të Djajve të Kuq është se lojtarët e kësaj Kombëtare djersiten më shumë.
Duelet u zhvilluan në temperaturat 15 dhe 16 gradë celcius, por lojtarët e Belgjikës ishin të djersitur në fillimet e të dyja ndeshjeve.
Edhe mediat belge trajtuan këtë temë dhe dolën me një shpjegim logjik. Fanella e Belgjikës ka një ngjyrë që tregon djersën shumë më tepër se të tjerat. Për shembull, Aston Villa kishte të njëjtin problem sezonin e kaluar.
Një arsye tjetër është se prodhuesi ka përfshirë më shumë inserte me shkëlqim në këmishë, gjë që i bëri belgët të dukeshin edhe më të djersitur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Pse #belgët #duken #kaq #të #djersitur #edhe #në #fillimin #ndeshjes #në #temperaturën #15C
SportExpress