Aktualitet

Frikë e madhe në ndeshjen e Kupës së Amerikës, gjyqtari ra pa ndjenja në fushë nga temperaturat e larta

Ndeshja e ditës së dytë të Grupit A të Kupës së Amerikës, mes Kanadasë dhe Perusë , u ndërpre në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi ndihmës arbitrit Humberto Panjoj i ra të fikët në fushën e lojës.

Në minutat e fundit të pjesës së parë dhe me vapën e madhe që regjistrohet në Kansas City, me një ndjesi termike prej 40 gradësh brenda fushës, u rrëzua asistenti i dytë i arbitrit, guatemalani Humberto Panjoj, transmeton Sport.

Portieri kanadez Maxime Crépeau vrapoi për ta asistuar dhe në minutat në vijim ekipi mjekësor intevenoi, i cili u largua më nga loja me barelë.

Parashikimet raportonin për një temperaturë prej 36 gradë Celsius në kohën e lojës, me një erë të ftohtë deri në 40 gradë, gjë e cila ndikoi shumë tek shëndeti i gjyqtarit.



#Frikë #madhe #në #ndeshjen #Kupës #së #Amerikës #gjyqtari #ndjenja #në #fushë #nga #temperaturat #larta
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button