Sport

Më mirë kështu si shkoi –

Shqipëria humbi ndaj Spanjës në shifrat 0-1 dhe mbylli përfundimisht ëndrrën për të kaluar grupin në Europian. Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ishte i ftuar në Koha Shtesë dhe bëri analizën e tij në lidhje me këtë takim dhe prezantimin e Shqipërisë në Gjermani. (Intervistën e plot të Munishit e ndiqni më poshtë).
?
“Silvinjo ka kaluar shumë netë pa gjumë para Europianit, nuk e dyshoj, respekt për punën e tij, ka bërë punë të madhe, unë i besoj. Nuk e di sa netë pa gjumë duhet të rrish që të kalosh Bajramin si sulmues krahu, nuk pajtohem fare. Nuk duhet të rrish shumë netë pa gjumë që të shohësh Arbër Hoxhën që shkatërron Kroacinë dhe e lë prapë në stol. Këtu nuk pajtohem fare me Silvinjon. E kemi lavdëruar kur ka bërë punë të mirë, na ka dërguar në nivel tjetër, e pranoj, por edhe Silvinjo duhet të pranoj gabimet e tij. Në një konferencë për shtyp tha se i ka besuar lojtarëve që kanë luajtur në kualifikime dhe për këtë arsye Seferi kishte përparësi ndaj Arbër Hoxhës, atëherë përse nuk e more Cikalleshin, se ishte lojtari kryesor në kualifikime? Kjo bie ndesh.

Unë në fillim mendova se do të ishte më mirë që Spanja të mos e kishte siguruar kualifikimin kur të vinte kundër nesh. Tani si erdhën gjërat, më mirë që nuk luajtën me ekipin e parë se do të kishim pasur shumë probleme. Luajtën me ekipin e dytë, me lojtarë që nuk kishin luajtur kurrë me njëri-tjetrin dhe ne nuk e shfrytëzuam”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

 

 

 

#Më #mirë #kështu #shkoi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button