Aktualitet

Ramadani: Krenar që jam shqiptar dhe faleminderit çdo tifozi për mbështetjen

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas eliminimit të Shqipërisë në fazën e grupeve të EURO 2024.

Ramadani shprehet krenar në postimin e tij, ndërsa thekson se në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 Shqipëria luajtur tre finale ndaj tre prej ekipeve më të mira në Europë.

Ndërsa më tej mesfushori që luan për Lecce-n në Serie A falenderoi tifozët për mbështetjen e treguar në këtë rrugëtim.

“Krenar që jam shqiptar! I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e “Gjermani 2024”. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Europë, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Europe dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që kanë qenë pranë nesh. Një falenderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampion tonë stërvitor. Mbi të gjitha falimenderit Zotit. Përjetë: Forca Shqipëri”-shkruan Ramadani.



#Ramadani #Krenar #që #jam #shqiptar #dhe #faleminderit #çdo #tifozi #për #mbështetjen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button