Aktualitet

Sëmundja e cipës së syrit, simptomat dhe mënyra e trajtimit/ Flet specialisti i oftalmologjisë

Cipa e syrit ose Pterigium është një sëmundje që karakterizohet me formimin e një njolle të bardhë patologjike të konjunktivës që rritet në drejtim të xhamit të syrit (kornesë). Cipa e syrit është shtresa e tejdukshme në pjesën e përparme të syrit dhe nëse nuk eliminohet, shkaktari mund të mbulojë beben e syrit duke penguar shikimin.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për , u deklarua specialisti i oftalmologjisë, Ardian Shabani, i cili ka treguar funksionin e cipës së syrit në shikim.

“Funksioni i lensit është i shumëllojshëm, ai merr pjesë në aparatin dioprik të syrit-akomodim, është pjesë transparente e mediumit optik të syrit ku lejon që rrezet e dritës të deportojnë në retinë”, deklaroi ai.

Shabani foli dhe për simptomat me të shpeshta të paraqitjes të sëmundjes së cipës së syrit.

“Simptomat kryesore të paraqitjes së cipës së syrit janë zvogëlimi i mprehtësisë së të parit, trubullimi i shikimit-pamja e mjegullt, si dhe zhvillimi i miopisë apo dioptrisë minus”, tha ai.

Po ashtu, oftalmologu tregoi shkaqet e paraqitjes së sëmundjes së cipës së syrit si dhe moshat e prekura.

“Shkaqet e paraqitura nga sëmundja e cipës së syrit janë lëndimet trumatike të syrit, diabeti, inflmacionet e shpeshta të shtresës së mesme të syrit, ekspozimi i i tepërt ndaj rrezeve ultraviolete të diellit, si dhe prek më shumë moshën e avancuar”, u shpreh ai.

Për në fund, specialisti i oftalmologjisë tregon mënyrën se si bëhet trajtimi i sëmundjes së cipës së syrit.

“Trajtimi i cipës syrit bëhet vetëm në mënyrë kirurgjike, operimi me metodën e avancuar phakoemulsifikim dhe implantimi i thjerrëzës monofokale ose trefokale”, përfundoi specialisti i oftalmologjisë Ardian Shabani.

//



#Sëmundja #cipës #së #syrit #simptomat #dhe #mënyra #trajtimit #Flet #specialisti #oftalmologjisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button