Sport

VIDEO/ Ukraina bën përmbysjen e çmendur në EURO24, i kthen rezultatin Sllovakisë dhe bën “lëmsh” grupin E –

Ukrainë ka marrë një fitore të madhe kundër Sllovakisë në ditën e sotme. Sllovakët vinin pas një fitore të madhe kundër Belgjikës, që i dha jo pak besim. Nga ana tjetër Ukraina u mund nga Rumania dhe të gjithë e nxorrën jashtë loje në letër. Sllovakët kaluan sërish të parët në avantazh me anë të Shcranz në minutën e 17. Por në të 54 ishte Shaparenko që barazoi rezultatin.

Ndërkohë në minutën e 80 erdhi goditja e madhe teksa Yaremchuk shënoi golin e fitores për Ukrainën pas asistit të Shaparenkos. Me këtë fitore, Rumania, Ukraina, Sllovakia gjenden në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Belgjika në kuotën e 0 pikëve. Por ka edhe një ndeshje të mbetur për xhiron e dytë, Rumani-Belgjikë dhe në rast se Belgjika do të fitojë, të gjitha Kombëtaret shkojnë në kuotën e 3 pikëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 



#VIDEO #Ukraina #bën #përmbysjen #çmendur #në #EURO24 #kthen #rezultatin #Sllovakisë #dhe #bën #lëmsh #grupin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button