Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohen pesë gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Stanovc te Epërm të Vushtrrisë, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
#Të #shtëna #armë #zjarri #në #Vushtrri #sekuestrohen #pesë #gëzhoja
gazetablic.com