Gërvalla e cilëson hap të rëndësishëm forumin ekonomik me Portugalinë
Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.
Në hapje të këtij forumi do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Gërvalla përmesa një postimi në “Facebook”, ka shkruar se mbrëmë priti së bashku me Ministrin Krasniqi, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputeten, Mimoza Kusari dhe bashkëpunëtorë tjerë, Nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello, dhe 23 përfaqësues të shquar të bizneseve portugeze të cilat për herë të parë sot marrin pjesë në Forumin Ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.
Teksa thotë se ky forum është i rëndësishëm në aspektin e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.
“Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam e entuziazmuar për mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë në të ardhmen në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve tona.”
#Gërvalla #cilëson #hap #të #rëndësishëm #forumin #ekonomik #Portugalinë
gazetablic.com