Aktualitet

“Legjionarët” mbyllin përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë, Sylvinho mban sekret formacionin dhe skemën

Diçka më pak se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Të gjithë lojtarët janë të gjithë të gatshëm, përfshi edhe Jasir Asanin që mori goditje ndaj italianëve. Sylvinho mban sekret gjithçka lidhur me formacionin dhe skemën, pra, ekzistojnë të dyja mundësitë, për të luajtur me skemën 4-2-3-1, të provuar në eliminatore dhe në miqësore, si dhe me skemën tjetër 4-3-3., megjithatë siç kemi konfirmuar edhe më herë, këtë të martë deri më tani e sigurtë është vetëm prezenca e Arbër Hoxhës në formacionin titullar.

Mirëpo, pavarësisht se djemtë zhvilluan një seancë të plotë e pa surpriza, pati një ndryshim të vogël në program por me një ndryshim, pasi UEFA nuk ka lejuar që seanca e fundit të jetë në “Volksparkstadion”, ku do të zhvillohet ndeshja, për shkak të situatës atmosferike me shira të shumtë është preferuar që të mos dëmtohet tapeti i stadiumit, por stërvitja të zhvillohet në stadiumin e St.Pauli, skuadër tjetër e qytetit.

#Legjionarët #mbyllin #përgatitjet #për #sfidën #ndaj #Kroacisë #Sylvinho #mban #sekret #formacionin #dhe #skemën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button