Sport

Kaos në Dortmund, tifozët përleshen përpara fillimit të ndeshjes Turqi-Gjeorgji

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në “Signal Iduna Park”, pak përpara fillimit të ndeshjes Turqi-Gjeorgji. Tifozët e dy kombëtareve janë përleshur keq me njëri-tjetrin.

Nga disa pamje të bëra publike në rrjetet sociale, duket se tifozët e skajeve të dy ekipeve janë përfshirë në një përplasje masive të dhunshme.

Nga pamjet shihet se ata janë zënë me grushte dhe hedhje sendesh, si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Turqi-Gjeorgji ishte ndeshja e parë e Grupit F, e cila u lujat në “Signal Iduna Park” në Dortmund, dhe u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të turqve.

#Kaos #në #Dortmund #tifozët #përleshen #përpara #fillimit #të #ndeshjes #TurqiGjeorgji
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button