Kurti sjell rrëfimin e gazetarit britanik, që xhiroi sulmin e shtetit serb ndaj familjes Jashari: Ai i ka dëshmitë e krimeve të Serbisë

Kryeministri i Kosovës ka shpërndarë një reportazh për video-gazetarin Vaughan Smith.
Këtij të fundit një plumb që u mbrojt nga një telefon që kishte, ia shpëtoi jetën pak pasi ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Sipas Kurtit, gazetari britanik rrezikoi jetën e tij në Kosovë.
“Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën video-gazetarit, Vaughan Smith pak pasi që ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Britaniku kaloi në rrezik edhe kur e preku “Play” për të dërguar pamjet e masakrës për botën që ta shohë se çka ndodhi. Smith, një vizitor i shpeshtë i Kosovës pas luftës për liri, ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë”.
#Kurti #sjell #rrëfimin #gazetarit #britanik #që #xhiroi #sulmin #shtetit #serb #ndaj #familjes #Jashari #dëshmitë #krimeve #të #Serbisë
gazetablic.com