Aktualitet

Përleshje mes gjashtë personave në Lipjan, pesë bëhen për spital

Një përleshje fizike mes gjashtë personave ka ndodhur gjatë së hënës në Lipjan.

Pesë nga ta për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.



#Përleshje #mes #gjashtë #personave #në #Lipjan #pesë #bëhen #për #spital
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button