Portugali – Çeki luhet sonte | Ronaldo nuk ndalet, dëshiron gola e suksese me kombëtaren e tij

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari i parë që do të luajë në gjashtë kampionate evropiane kur Portugalia sonte do hapë fushatën e saj në Euro 2024 kundër Çekisë.
Ronaldo, i cili bëri debutimin e tij në turne në Euro 2004 ku Portugalia arriti në finale, tashmë ka rekordet për më shumë gola (14) dhe paraqitje (25) në turne.
Sulmuesi 39-vjeçar tregoi se është ende në formë – teksa realizoi dy gola në fitoren Portugalisë 3-0 ndaj Irlandës.
Ronaldo shënoi pesë gola në Euro 2020, njëlloj si sulmuesi çek Patrik Schick për të ndarë çmimin e golashënuesit më të mirë. Schick është sërish objektivi kryesor i skuadrës çeke dhe vjen plot vetëbesim pasi ndihmoi Bayer Leverkusen të fitojë Bundesligën.
Euro 2024 mund të jetë kompeticioni ndërkombëtar i fundit i Ronaldos, ndonëse 39-vjeçari duket i uritur për gola dhe sukses si kurrë më parë.
Ndeshja mes Portugalisë dhe Çekisë luhet sonte nga ora 21:00.
/ Sport
#Portugali #Çeki #luhet #sonte #Ronaldo #nuk #ndalet #dëshiron #gola #suksese #kombëtaren #tij
gazetablic.com