Aktualitet

Parashikuesi i motit ndan detajet, si do të jenë temperaturat gjatë kësaj jave?

Besim Aliu, parashikuesi i motit në “Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës” u deklarua rreth ndryshimeve aktuale të motit në Kosovë.

Në një prononcim për , ai tha se në bazë të lëvizshmërisë dhe ndryshimit së temperaturave aktuale, në Kosovë pritet te kemi periudha të nxehta mbi mesataren.

“Sipas trendeve dhe lëvizjeve të temperaturave, shihet se do të kemi periudha të nxehta me temperatura mbi mesataren shumëvjeçare, që nënkupton se numri i ditëve me temperatura 30 do të jetë i lartë”, deklaroi ai.

Meterologu thekson se kjo javë do të karakterizohet me temperatura të larta.

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira .Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundesishtë duhet respektuar këshillat e IKSHP. Java e ardhshme do të vijoj me temperaturatur të larta”, përfundoi parashikuesi i motit Besim Aliu.



#Parashikuesi #motit #ndan #detajet #të #jenë #temperaturat #gjatë #kësaj #jave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button