Aktualitet

Shqipëri-Itali, zbulohet identiteti i tifozit që hyri në fushë

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që hyri në fushë dhe tërhoqi vëmendjen në ndeshjen Shqipëri- Itali ndërsa në duar mbante flamurin e Shqipërisë. Siç bëjnë me dije mediat kosovare, emri i tij është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë dhe ndjek çdo ndeshje të kombëtares me shumë pasion.

Rexhepi hyri në fushë në minutat shtesë të takimit ndërsa dhuroi dhe spektakël me lëvizjet e tij teksa i largohej sigurisë në fushë. Forcat e sigurisë arritën ta kapin në mes të fushës dhe e rikthyen pranë tifozëve. Edhe pse zbavitës, ky veprim mund t’i kushtojë shumë Federatës Shqiptare apo dhe vetë kombëtares kuqezi.

UEFA ka nisur hetimet pasi e ka cilësuar të papërshtatshme veprimin e tij teksa bënte shqiponjën me Manaj. Sipas UEFA-s, kjo gjë bie ndesh me rregulloren e saj, pasi sipas saj është transmetuar një mesazhi provokues për evenimente sportive.

/a.r

#ShqipëriItali #zbulohet #identiteti #tifozit #që #hyri #në #fushë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button