Aktualitet
Zjarr në aeroportin e Katanias, anulohen fluturimet për disa ditë

Një zjarr i madh ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme brenda aeroportit të Katanias në Itali. Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve, por vendi u mbulua plotësisht nga tymi.
Zjarri, shkaku i të cilit ende nuk duhet, ra në katin e poshtëm të aeroportit. Pasagjerët u larguan nga aeroporti me nxitim. Nuk raportohet për lëndime.
Kompania administruese e aeroportit të Katanias komunikoi se për shkak të zjarrit në aeroport, operacionet e fluturimit janë pezulluar deri në orën 14 të së mërkurës, 19 korrik.
#Zjarr #në #aeroportin #Katanias #anulohen #fluturimet #për #disa #ditë
Lapsi