Ndërron jetë turisti polak në Vlorë, dyshimet e para

VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak P. S., 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Ndërron #jetë #turisti #polak #në #Vlorë #dyshimet #para
Java News