Morën peng rojet e burgut, policia në Rusi ndërhyn dhe vret 6 anëtarët e ISIS

Në Rusi, dy roje burgu u morën peng nga gjashtë anëtarë të ISIS-it në një qendër paraburgimi në rajonin e Rostovit.
Pas negociatave për lirimin e pengjeve, ekstremistët u vranë nga policia. Midis rrëmbyesve kishte ekstremistë që do të paraqiteshin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për “terrorizëm”.
Në videot e publikuara në Telegram mund të shihen ekstremistë me një flamur të Shtetit Islamik dhe rrëmbyes të tjerë të armatosur me thika.
Sipas asaj që bëhet e ditur, pengjet u liruan të padëmtuar. Mediat në Moskë kanë publikuar dhe pamje nga eliminimi i ekstremistëve të ISIS, që duket se janë qëlluar me snajper.
Grupi prej gjashtë të burgosurve i kërkuan policisë që t’i siguronte një makinë dhe t’i linte të dilnin nga qendra e paraburgimit. Si kundërpërgjigje, ata premtuan lirimin e pengjeve.
/a.r
#Morën #peng #rojet #burgut #policia #në #Rusi #ndërhyn #dhe #vret #anëtarët #ISIS
Java News