Life Style

Paparacët iu përvishen nga mbrapa me makina Princ Harry-t dhe Meghan

Princi Harry i Britanisë, gruaja e tij Meghan dhe nëna e saj u përfshinë në një “ndjekje pothuajse fatale me makinë” nga  paparacët pasi morën pjesë në një ceremoni çmimesh në New York. Disa makina me xhama të errët  i kanë ndjekur me një shpejtësi të madhe, duke vënë në rrezik jetën e çiftit, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, dhe nënës së Meghan, Doria Ragland.

Zedhenesi i Princ Harry ka deklaruar:

“Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, për pak sa nuk rezultoi në përplasje me shumë mjete të tjera, këmbësorë dhe dy oficerë të Departamentit të Policisë së New York-ut, që lëviznin në rrugë”.

Çifti u trondit nga ngjarja, por fatmirësisht nuk u lënduan. Harry nuk e ka fshehur kurrë mospëlqimin e tij për shtypin, nxitur nga trajtimi i nënës së tij dhe nga përvojat e tij, veçanërisht kur ishte i ri.

Në lidhje me këtë ngjarje është rrëfyer shoferi i taksisë në New York  i cili shoqëroi dukën dhe dukeshën e Sussex: “Unë shoh tre njerëz që zbresin nga një makinë e zezë dhe drejtohen drejt taksisë time. Dhe ishin Princi Harry dhe Meghan, dhe ishte edhe një grua tjetër me ta. Paparacët papritmas dolën nga hiçi dhe filluan të bënin fotografi ata nuk ndaleshin  derisa sigurimi doli dhe tha, lëviz, lëviz, lëviz. Princi Harry dhe gruaja e tij si dhe zonja tjetër, ishin nervoz dhe dukeshin të frikësuar.”

Zëdhënësi i Harry tha se ndodhi një incident që përfshinte “një unazë paparacësh shumë agresiv” në gjysmë duzine makinash me xhama të errët, duke vozitur në mënyrë të rrezikshme dhe duke vënë në rrezik jetën e çiftit dhe Doria Ragland. “Ndjekja zgjati mbi dy orë”, tha zëdhënësi.

Shoferi i taksisë tregon më tej se ndjekja me makinë ndodhi përpara se çifti të hynte në taksinë e tij.

“Para meje, ndoshta. Sepse emocionet e tyre ishin goxha të larta, sepse krejt papritur menduan se nuk kishte paparac, pastaj paparacët dolën nga hiçi.”

Princi ka folur prej kohësh për zemërimin e tij ndaj ndërhyrjes në media, të cilën ai e fajëson për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana, e cila u vra kur limuzina e saj u rrëzua ndërsa po largohej me shpejtësi nga ndjekja e paparacëve në Paris në 1997.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button