Aktualitet

Veliaj superbiletë për në Gjermani? Kryebashkiaku ironi me “fakenews” fton tifozat t’i bashkohen në Sheshin “Skëndërbej”


Përgjatë 24 orëve nuk mungoi fake news se si Kryebashkiaku Veliaj kishte paguar një superbiletë për të parë në Gjermani, ndeshjen Itali-Shqipëri. Titujt e ndryshëm bën që ky fake news të bëjë xhiron e rrjetit.

Spunto u mor nga denoncimi i ish-kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Arlind Qorri, i cili akuzoi se Veliaj ka brelë një superbiletë për ndeshjen Itali-Shqipëri në Gjermani.

Dy kandidatët që u mundën keq në zgjedhjet e 14 majit 2023 me një diferencë të madhe me mbi 60 mijë vota arritën deri në akuza absurde të sulmojnë Erion Veliajn.

Këllici tha se Veliaj ka vajtur në Iran, duke nxjerrë nje foto këngëtari të rock-ut sikur është Veliaj, e Qori thotë ka ikur në Gjermani.

E vërteta është se Veliaj ndodhet dhe do të ndodhet në Tiranë e Shqipëri. Nga arena e improvizuar në Sheshin Skëndërbej mes tifozave Shqiptar e Italian ai do ta ndjek ndeshjen nga aty.

Shumica e elitës politike ka shkuar në Gjermani, ndërsa Kryebashkiaku ka zgjedhur të jetë në sheh mes mysafirëve nga Kosova, tifozave Kuq e Zi dhe Italianëve të shumtë që ndodhen në Tiranë. Në rrjetin social fb ai ka bërë edhe ftesën për eventin që nis në ora 21:00.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, Veliaj shkruan: “Me shokët e mirë, Alban Zogaj dhe Bardhi Krasniqi, nga Komuna Prishtinë në sheshin “Skënderbej”, ku ju presim të gjithëve te Tirana FanZone, sot në 21:00 për Derbin e Adriatikut Shqipëri – Itali. Forca Shqipëri”

#Veliaj #superbiletë #për #në #Gjermani #Kryebashkiaku #ironi #fakenews #fton #tifozat #bashkohen #në #Sheshin #Skëndërbej
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button