Kuqezinjtë e nisin sot misionin në ‘Euro 2024’, synohet fitorja ndaj kampionit aktual të Evropës

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.
Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës, transmeton Sport.
Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.
UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.
Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.
I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.
/ Sport/
#Kuqezinjtë #nisin #sot #misionin #në #Euro #synohet #fitorja #ndaj #kampionit #aktual #të #Evropës
gazetablic.com