“Barazim ndeshja Shqipëri-Itali”, ja ç’thotë “CBS Soccer” për fatin e Kombëtares në Euro 2024

“Euro 2024” është më afër se kurrë. Teksa na ndajnë vetëm 2 ditë nga nisja e kampionatit të shumëpritur europian, mediat kanë nisur të bëjnë parashikimet në lidhje me ndeshjet kualifikuese të grupeve.
Sipas “CBS Soccer”, Shqipëria do të renditet e fundit në “Grupin B” të cilësuar dhe si “Grupi i Vdekjes”, pjesë e së cilit janë po ashtu Italia, Spanja dhe Kroacia. Si më favoriten e këtij grupi, media e huaj cilëson Spanjën, të ndjekur nga Kroacia.
Referuar këtyre parashikimeve, ndeshja që do të luhet mes Shqipërisë dhe Italisë do të mbyllet me rezultatin 1-1, pasi italianët humbasin rastin për sulm duke pasur një mbrojtje të fortë nga ana e kombëtares shqiptare.
Ndërkohë që Spanja dhe Kroacia, parashikon “CBS Soccer”, kalojnë fazën e grupeve, përkatësisht Spanja me 9 pikë, Kroacia me 4 pikë, Italia me 2 pikë, ndërsa Shqipëria me 1 pikë.
Parashikimi i “CBS Soccer” për rezultatin e ndeshjeve të “Grupit B”:
Spanjë-Kroaci: 1 me 0
Itali-Shqipëri: 1 me 1
Spanjë-Itali: 2 me 0
Kroaci-Itali: 1 me 1
Shqipëri-Spanjë: 0 me 2
/a.r
#Barazim #ndeshja #ShqipëriItali #çthotë #CBS #Soccer #për #fatin #Kombëtares #në #Euro
Java News