Aktualitet

Sulmet ndaj Dumanit dhe SPAK, Kryemadhi: Këtu ndahem me Ilir Metën, nuk e sfidoj drejtësinë

Monika Kryemadhi doli pas 5 orësh nga SPAK, ndërsa e pyetur nga gazetarët nëse ndahet nga Ilir Meta për sulmet ndaj drejtësisë, deputetja pohoi se po, në këtë pikë ndahet nga bashkëshorti i saj.

Kryemadhi tha se nuk e sfidon drejtësinë dhe se prokurorët janë aty për të bërë punë e tyre.

“Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona.

Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj. Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK? Ndahemi”, tha Kryemadhi./m.j

#Sulmet #ndaj #Dumanit #dhe #SPAK #Kryemadhi #Këtu #ndahem #Ilir #Metën #nuk #sfidoj #drejtësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button