Aktualitet

“Arma e tij ishte drejt meje, kishte shumë tension”, Rumano: Isha prezent kur u arratis Dritan Dajti

Gjykata e Lartë vendosi dënimin e Dritan Dajtit me burgim te perjetshem duke rrëzuar vendimi e Gjykatës së Apelit që ia lehtësoi dënimin me 25 vite burg. Vendimi i Gjykatës së Lartë i dha fund një sage të drejtësisë për Dritan Dajtin, që shpesh ka qenë e shoqëruar me tensione dhe presione politike e mediatike.

Në një rrëfim ekskluziv për “Jetë Shqiptare” në RTSH avokati Gentian Rumano tregoi edhe momentin kur takoi për herë të parë Dritan Dajtit , i cili po arratisej nga Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, ku po zhvillohet seanca ndaj tij në 2003.

Avokati thotë se ai ka qenë në korridoret e gjykatës kur Dajti në tentativë për t’u larguar është rrëzuar dhe arma që mbante në dorë shkoi në drejtim të tij. Ndërsa kujton skenën dhe shprehet fatlum që arma nuk u shkrep pa dashje, avokati thotë se arratisja ndodhi për shkak të neglizhencës së policëve që e ruanin.

Në moment që është arratisur nga gjykata në 2003 unë kam qenë në korridoret e gjykatës dhe e kam parë kur Dajti ka zbritur dhe duke dale jashtë gjykatës dhe është penguar me një qytetar dhe u rrëzua. Në momentin e rrëzimit arma e tij ka qenë e drejtuar drejt meje, nuk ishte qëllimisht. Kishte shumë tension dhe efektivët po e ndiqnin.

Ka qenë një moment i dobët sigurie në atë moment nuk kishte kamera sigurie dhe është shfrytëzuar ky fakt. Ai u ka kërkuar të shkojë në tualet ka marrë armën dhe ka shfrytëzuar momentin dhe është larguar. Ka pasur një të shtënë në korridor për të krijuar panik dhe të krijonte kaos.

Efektivët kanë treguar neglizhencë dhe nuk e kanë ruajtur në mënyrën e duhur ndoshta dhe pse mendonin se ishin brenda në gjykatë.  Mua kjo ngjarja më ka mbetur në kujtesë kur arma ishte drejt meje dhe shyqyr që nuk është shkrepur edhe pa dashje”, tha avokati.

Vendimi për burg përjetë për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 efektivë, për avokatin Rumano ka disa shkelje juridike që sipas tij mund ta çojnë këtë çështje në të ardhmen në Gjykatën Kushtetuese apo në Strasburg. Avokati u shpreh se Gjykata e Lartë vendoi drejtësi morale më shumë se juridike.

“Nuk është diçka që nuk pritej vendimi, kjo çështje ka mbarit shumë emocion dhe shumë tension në analizimin e  rrethanave të kësaj çështje edhe për faktin që ishte një ngjarje shumë e rëndë. Ka qenë një çështje e vështirë për drejtësinë që kam mendimin se nuk ka vendosur mbi ligjin por ka qenë nën trysni për të dhënë drejtësi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me vrasjen 4 efektivëve. Nga presioni i madh politik, mediatik pas dhënies së vendimit të Apelit, ka bërë që gjykata e lartë të rikthejë dënimi përjetë. Më duhet të them se ka një drejtësi morale por jo drejtësi ligjore. Të dënosh një subjekt me dënim të përjetshëm nuk është  nuk e ka merituar por gjykimi ndaj tij ka shumë problematika.

Nuk ka të bëjë me masën e dënimin, por me gjykimin dhe problematikat juridike. Ka shkelje nga ana  e gjykatës në të gjithë gjykimin e tij. Drejtësia duhet të mbante një qëndrim korrekt për sa i përket pjesë së gjykimit, jo se nuk ka miratuar dënimin burg përjetë. Kjo vjen edhe për opinionin publik, presion politik dhe mediatik dhe kjo çështje mund të bëhet subjekt në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në Strasburg”, tha Rumano.

Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009./m.j

#Arma #tij #ishte #drejt #meje #kishte #shumë #tension #Rumano #Isha #prezent #kur #arratis #Dritan #Dajti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button