Aktualitet

Edhe spitali në duart e Kamorrës, 11 të arrestuar në Napoli

Klani mafioz “Contini Camorra”, një degë e Aleancës Secondigliano, mbajti nën kontroll spitalin “San Giovanni Bosco” në Napoli.

Ky ishte zbulimi tronditës i karabinierëve italianë të cilët të koordinuar me prokurorinë kryen 11 arrestime në lidhje me këtë.

Disa konfiskime u kryen edhe ndaj anëtarëve të organizatës kriminale që vepron në Napoli, konkretisht në zonat e San Giovanniello, Borgo San Antonio Abate, Ferrovia, Vasto-Arenaccia, Stadera-Poggioreale dhe Rione Amicizia.

Spitali “San Giovanni Bosco” ishte prej kohësh në qendër të një hetimi tjetër nga Prokuroria e Napolit në vitin 2019, ku klani mafioz ndikoi në menaxhimin funksional të strukturës spitalore që bie në zonën e ndikimit të organizatës kriminale.

/a.r

#Edhe #spitali #në #duart #Kamorrës #të #arrestuar #në #Napoli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button