Aktualitet

PD rikthehet te i Zoti/ Minxhozi: Moment reflektimi për ekspertimentin e dështuar të Berishës që quhet Lulzim Basha

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar në emisionin “Real Story” vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi kthimit të vulës te Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se ky moment duhet të jetë reflektues për ekspertimentin e dështuar të Berishës që quhet Lulzim Basha.

Sipas analistit, Berisha e pati fajin pasi edhe pse Basha dështonte sërish e zgjidhte.

“Më shumë se një herë kur diskutohej se kush e meriton vulën, unë jam shprehur që Rithemelimi e meriton dhe vulën dhe stemën, sepse duket që ia kanë dhënë votuesit dhe duket që demokratët duan Berishën dhe jo Bashën, në pikëpamje dhe të empatisë, të besnikërisë dhe të simpatisë politike.

Unë mendoj që ky moment që është historik për PD, duhet të jetë një moment reflektimi për një eksperiment të dështuar që mori 11 vjet dhe quhet Lulzim Basha. Është një faj tërësor i Sali Berishës, i cili në 2013 vendosi që ky do të ishte personi, i cili e pa të humbte dhe tha ky ishte personi.

Sot është rezultante që i dedikohet e gjitha emocionit dhe jo arsyes”, u shpreh ai./m.j

#rikthehet #Zoti #Minxhozi #Moment #reflektimi #për #ekspertimentin #dështuar #të #Berishës #që #quhet #Lulzim #Basha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button