Aktualitet

Karnavalet e Korçës, festivali shumëngjyrësh që po kthehet në “magnet” edhe për turistët

Parada e 17-të e Karnavaleve të Korçës është ndjekur nga mijëra qytetarë vendas dhe turistë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në qytetin juglindor.

Festivali i Karnavaleve të Korçës çdo vit e më tepër po tërheq më shumë turistë, por edhe pjesëmarrës në këtë garë që është kthyer në traditë për qytetin.

Këtë vit garuan 25 grupe nga Korça dhe 5 grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia, të cilët tregojnë se janë mrekulluar nga atmosfera.

“Ne jemi këtu për herë të dytë, kemi qenë edhe para 6 vitesh. Është kënaqësi të jesh në Korçë, atmosfera është fantastike ndërsa ne kemi sjellë kostume tradicionale të Veriut të Bullgarisë.”

“Maska që ne kemi sjellë është çaji, në vijmë gjithmonë në karnavale,” shprehen nga grupi i Maqedonisë së Veriut.

“Është hera e parë që jemi këtu, vijmë nga Greqia, kemi sjellë karnavalet e Ksanthi, kemi sjellë derrkucë. Jemi shumë të lumtur që na ftuan dhe uroj që ky bashkëpunim të vijojë.”

Jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe turistë e shumtë kanë shijuar atmosferën e këtij festivali.

“Kam ardhur nga Franca jam i lumtur që rastisa me ditën e karnavaleve sepse këtu atmosfera qenka shumë e bukur dhe shumëngjyrëshe”.

“Vij nga Zelanda e Re, jam kënaqur shumë, më pëlqejnë shumë kostumet”.

Festivali i Karnavaleve të Korçës tashmë është kthyer në traditë dhe organizatorët premtojnë se do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

A2 News

#Karnavalet #Korçës #festivali #shumëngjyrësh #që #kthehet #në #magnet #edhe #për #turistët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button