Aktualitet

Elvana Gjata koncert në Këln, Rama: Festa kuqezi në zemër të Europës (VIDEO)

Këngëtarja Elvana Gjata do të mbajë një koncert në këln të Gjermanisë më 14 qershor.

Koncerti “Dekeda” vjen një ditë përpara ndeshjes së parë të Kombëtares shqiptare të futbollit në Evropianin në Gjermani përballë Italisë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot bashkëkombësit shqiptarë që të marrin pjesë në këtë koncert.

“Dekada Kuqezi e Elvana Gjatës, festa kuqezi në zemër të Europës. 14 qershor, një natë me yllin shqiptar në vigjilje të ditës së parë europiane të kuqezinjve përballë Italisë. Lanxes Arena, Këln, Gjermani”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/a.r

#Elvana #Gjata #koncert #në #Këln #Rama #Festa #kuqezi #në #zemër #të #Europës #VIDEO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button