Aktualitet

Me kokainë dhe ekstazi, arrestohet ‘turisti’ nga Estonia, dyshohet se i shiste në lokalet e Dhërmiut

Një 32-vjeçar nga Estonia ka rënë në pranga, pasi iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të metejshme.

/a.r

#kokainë #dhe #ekstazi #arrestohet #turisti #nga #Estonia #dyshohet #shiste #në #lokalet #Dhërmiut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button