Aktualitet
“E qëllova se më ofendoi”, vrasësi i recepsionistit flet para policisë greke: Mos më ktheni se më rrezikohet jeta

Gjykata e Korfuzit ka caktuar këtë të shtunë 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.
Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.
Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat.
/a.r
#qëllova #më #ofendoi #vrasësi #recepsionistit #flet #para #policisë #greke #Mos #më #ktheni #më #rrezikohet #jeta
Java News