Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një mjet ka humbur kontrollon duke rënë disa metra në greminë.

Sipas informacioneve të deritanishme, një person rezulton të ketë qenë brenda mjetit.

Ekipet zjarrfikës të Elbasanit, ato të Emergjencave Civile dhe të Kërkim-Shpëtimit Malor prej disa orësh po vijojnë kërkimet, or terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e tyre.

Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë Emergjencave Civile, që kanë dërguar edhe një helikopter të ndihmës së shpejtë, i cili vijon kërkimet për të zbuluar vendin e saktë ku ndodhet personi.

/a.r

#Aksident #rëndë #në #Elbasan #makina #bie #në #greminë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button