Aktualitet

Goditja nga dielli, çfarë të bëni për të shmangur dhimbjet e kokës

Me rritjen e temperaturave na shoqëron dhe dhimbja e tepërt e kokës për shkak të ekspozimit në rrezet e forta të diellit.

Është e rëndësishme që të ndërmarrim disa masa për të parandaluar këtë gjë, e të shijojmë një verë sa më të ‘freskët’ të mundshme.

Fillimisht njihemi me simptomat që na paralajmërojnë dhimbjen e kokës të krijuar për shkak të vapës:

-të përziera

-ndjeshmëri ndaj dritës

-dhimbje therëse e kokës

-dhimbje e qafës

-dehidratimi

Masa që duhen ndërmarrë:

-Qëndrimi sa më shumë në dhoma të freskëta

-Sigurohuni të keni ujë të ftohtë me vete kur dilni në orare kulminante përsa i përket temperaturave, në mënyrë që të keni mundësi të freskoheni e të hidratoheni

-Përdorimi i kapeleve dhe syzeve për mbrojtje nda dielli

-Lahuni me ujë të vakët, që të ulët temperatura e trupit

-Vendosni disa paketa kamomili në ujë të ftohtë e mbuloni sytë dhe ballin për disa minuta, në mënyrë që të çlironi dhimbjen dhe ënjtjen për shkak të vapës.

/a.r

#Goditja #nga #dielli #çfarë #të #bëni #për #të #shmangur #dhimbjet #kokës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button