Aktualitet
I nxehti erdhi, ja si parashikohet moti në fundjavë

Kjo fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
#nxehti #erdhi #parashikohet #moti #në #fundjavë
Java News