Aktualitet

Si pronari vrasës u izolua në aeroport, gazetari: Ja reagimi epik që bëri para autoriteteve të Korfuzit

Gerald Shehu, vrasësi in Eraldo Nevruzit në hotelin “Greccia” në Dhërmi është shfaqur nervoz, por nuk ka bërë asnjë reagim kur u dërgua në një prej zyrave të aeroportit të Korfuzit.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha se ai e kuptoi se ishte pikasur nga policia, pas vrasjes që kishte kryer rreth orës 00:30 në hotelin ku ishte bashkëpronar në Dhërmi.

“Ai u paraqit me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18:30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë. Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nuk mundet të mbahej sepse është i huaj dhe nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.

Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”, tha Bibe.

/a.r

#pronari #vrasës #izolua #në #aeroport #gazetari #reagimi #epik #që #bëri #para #autoriteteve #të #Korfuzit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button