Aktualitet

VIDEO/ Hapet qarkullimi në një pjesë të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Rama publikon pamjet me dron

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me dron nga rruga, e cila është pajisur me të gjithë sinjalistikën rrugore.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

#VIDEO #Hapet #qarkullimi #në #një #pjesë #të #aksit #rrugor #ElbasanQafë #Thanë #Rama #publikon #pamjet #dron
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button