Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin

Kreu i Nismës socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq.
Sipas tij, kjo bisedë ka ndodhur në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Mimoza Kusari – Lila duhet të marrë përgjegjësi politike, sepse ka qenë jo i sinqertë dhe nuk e ka thënë të vërtetën para qytetarëve, dhe atyre që e kanë votuar, nëse kjo nuk jep dorëheqje duhet me na tregu pse nuk po jep dorëheqje, nëse kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk e kanë ditur për bisedën në mes të Kusarit Lila dhe Radojqiçit atëherë duhet me shkarku, sepse një keyrministër normal duhet me shkarku ngase një njëri i tij me arritë deri në këtë nivel pa e njoftu kryeministrin ish shkarku, vetë fakti që kryeministri i Kosovës nuk e ka shkarkuar deri më tani tregon se ka qenë në koordinim me të”, tha ai./Express/
#Limaj #Mosshkarkimi #Kusarit #tregon #që #qenë #në #koordinim #Kurtin
gazetablic.com