Aktualitet
U arrestua për shpërndarje kanabisi, vdes 45-vjeçari që mbahej në burgun e Reçit

Një 45-vjeçar i cili u arrestua në prill për shpërndarje kananisi ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Eduard Koka ishte vendosur në burgun e Reçit nga ku u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Eduard Koka ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’, në lagjen “Gurra”, të Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik i ishin gjetur doza kanabisi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.
Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.
/Shqiptarja.com/
#arrestua #për #shpërndarje #kanabisi #vdes #45vjeçari #që #mbahej #në #burgun #Reçit
gazetablic.com