Aktualitet

“Kur më vdiq vajza, sikur të kisha thyer kisha e xhami,” njihuni me historinë e trishtë të Ndue Gegës

Gazetarja e “Jetë shqiptare” ka kaluar një ditë me të moshuarit në qendrën polivalente ditore në Kamëz. Ajo ka sjellë një rrëfim të trishtë të Ndue Gega, pjesë e qendrës polivalente.

Ai rrëfen se përtej vuajtjeve të tjera, më shumë e mundon vdekja e vajzës së tij.

Kam mbi 20 vjen në këtë qendër. Kam pas shumë vuajtje në shtëpi dhe nga problemet jam këtu. Ndjehem i emocionuar. Arsyeja më e madhe që erdha këtu është që mu var goca në litar, e pastaj më erdhën shumë të këqija.  Sikur të kisha thyer kisha dhe xhamija  të më  ndodhte ajo. Komshiu im që ishte këtu, tani ka ndërruar jetë,  më sugjeroi të vija këtu. Kam djalin, 40 vjeç ka 4 fëmijë por ai përkëdhelej shumë dhe haram është. Janë në kushte shumë të vështira. Me këto probleme që kam nuk mund as të dal të pi në atë klub”, rrëfen ai.

Stafi dhe drejtuesit e qendrës kujdesen që gjithçka të shkojë mirë dhe banorët e qendrës të kalojnë një ditë të qetë.

/a.r

#Kur #më #vdiq #vajza #sikur #të #kisha #thyer #kisha #xhami #njihuni #historinë #trishtë #të #Ndue #Gegës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button