Aktualitet

“Fragmentimi po vazhdon”, Mërtiri debat me Lekën: Çarja e PD tregon se s’ka qenë aq e djathtë si parti

Analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, tha se opozita vazhdon të fragmentarizohen dhe kjo është në dëm të të gjithëve, sidomos për vetë Sali Berishën.

“Problemi i fragmentimit të së djathtës vazhdon Fragmentizmi i të djathtës vazhdon dhe kjo është në dëm të të gjithëve dhe sidomos për Sali Berishën. Problemi I opozitës është si të mundin Edi Ramën dhe Rama kundërshtar do Sali Berishën, jo këtë, sepse i rriten kreditet politike”, tha ai.

Për analistin, Ergys Mërtiri, çarja e PD tregon se ajo që prej fillimit nuk ka qenë parti e djathtë, pasi po të ishte ndryshe ata do ta kishin gjetur gjuhën e dialogut mes fraksioneve.

“Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”, theksoi ai.

#Fragmentimi #vazhdon #Mërtiri #debat #Lekën #Çarja #tregon #ska #qenë #djathtë #parti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button