“Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë”, Rama: Shqipëria ka kry punë me këtë opozitë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën “X”, komentoi ngjarjet e sotme në Parlament. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që me votë ta shkatërrojnë përfundimisht opozitën.
Rama ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar sot në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit. Kreu i qeverisë ka rreshtuar edhe arsyet e këtij kaosi që krijuan deputetët e Rithemelimit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i shkatërrojnë përfundimisht me votë.
‘Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës”, shkruan Rama./m.j
#Mos #falni #më #duhen #shkatërruar #përfundimisht #votë #Rama #Shqipëria #kry #punë #këtë #opozitë
Java News