Aktualitet
Vrasja e Erald Nevruzit, ja ku po e kërkon policia trupin e pajetë. Pritet dëshmia e autorit

Teksa është vënë në pranga autori i vrasjes së Erald Nevruzit, Gerad Shehu, policia ka nisur edhe kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.
Sipas burimeve policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.
Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.
Autori i ngjarjes Gerald Shehu u arrestua pasditen e së enjtes në Korfuz, dyshohet se po tentonte të arratisej drejt Anglisë./m.j
#Vrasja #Erald #Nevruzit #kërkon #policia #trupin #pajetë #Pritet #dëshmia #autorit
Java News