Aktualitet

Nga ’97 deri tek ‘21 Janari’! “Do iu kthejmë paratë”/ Rama ironizon deklaratat e Berishës: Program, jo shaka (Video)

Kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në kuadër të fushatës elektorale. Rama ironizon, nëpërmjet videos, një pjesë nga fjala e Berishës të mbajtur në Berat, ku ky i fundit thotë se ‘do t’u kthejë paratë shqiptarëve që merr qeveria nga ata’.

Kreu i PS-së ka paralelizuar me ironi, në video, fjalën e Berishës me deklaratën e tij në mars të 1997-s, në një konferencë për shtyp lidhur me firmat piramidale, ku Berisha shprehet po si sot dhe dikur, se njerëzit do të marrin paratë që i kishin depozituar.

Më tej, në video shihen plane që sjellin në vëmendje disa nga momentet e rënda gjatë qeverisjes së Berishës: nga firmat piramidale, ngjarjet në ’97, Gërdecin dhe vrasjet e ndodhura në 21 Janar.


“Se nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do t’jua kthejmë paratë ju, paratë që qeveria merr nga ju,” – thotë Berisha në takimin e Beratit, përpara disa ditësh, në kuadër të fushatës së 11 Majit.”-thotë Berisha.

Më pas, Rama ka vendosur fjalën e Berishës në ’97:

“Dua t’i siguroj qytetarët shqiptarë, se asnjë qindarkë nga këto depozita nuk do mund të përdoret për qëllime të tjera, përveçse për kthimin e tyre. Sot dhe nesër njerëzit të marrin vetëm lekë.”

#Nga #deri #tek #Janari #kthejmë #paratë #Rama #ironizon #deklaratat #Berishës #Program #shaka #Video
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button