Rrëmuja në Kuvend, Gogu: Vulëhumburit kanë hallin e gjyqit, kush të marrë partinë

Zv/kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Toni Gogu, ka komentuar sot zhvillimet e fundit të sencës plenare duke sqaruar se gjithë problemi i opozitës qëndron në faktin se “vulëhumburve” po u afrohet data e gjyqit.
“Vulëhumburit kanë krijuar këtë zallamahi sepse kanë hallin e gjyqit. Po i vjen data e gjyqit dhe halli është se kush do marrë partinë, se njëri do marrë partinë nga ata”, – u shpreh Gogu në një dalje për mediat më herët gjatë ditës sot.
Duke iu referuar edhe mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gogu sqaroi se, parlamenti nuk heq mandate por vetëm verifikon dhe u përgjigjet kërkesave të institucioneve përkatëse.
“Ata kanë edhe hallin e atij burrit që rri majë ballkoni. Ne nuk heqim mandate, ne vetëm verifikojmë sipas kërkesave. Nëse flasim a duhet hequr mandati një deputeti që nuk vjen në Kuvend për këtë duhet pyetur ai deputet pse nuk ndjek punimet e Kuvendit.” – tha Gogu.
Seanca e sotme u zhvillua me një serë tensionesh nga ana e opozitës, e cila disa here bllokoi punimet e seancës plenare./m.j
#Rrëmuja #në #Kuvend #Gogu #Vulëhumburit #kanë #hallin #gjyqit #kush #të #marrë #partinë
Java News