Aktualitet

“Akuzat e Haradinajt, të forta”, Berisha: Lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend

Analisti Rid Berisha ishte i ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ku komentoi akuzat e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai u shpreh se akuzat e Haradinjat janë të forta, ndërsa shtoi se lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend.

Ky nuk është një debat tani. Për korrektësi të horizontit, vlerësimit të situatës, këto shqetësime i ka ngritur deputeti Bekim Haxhiu duke i bërë pyetje Kurti. Kanë qenë deputetë e PDK-së që kanë iniciuar këtë kërkesë llogarie. Hardinaj po i shtremb këto akuza. Kurti nuk është përgjigjur. Zoiti Kurti është identifikuar nga policia e Kosovës dhe ka qenë u mbështjellë me batanije.”, u shpreh ai.

Më tej u ndal te skandali i radhës i Vetëvendosjes, ku tha se shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila, duhet të jepte dorëheqjen nga posti i saj, pas bisedës me Milan Radoiçiqin, ish nënkryetarin e Listës Serbe.

Kusari duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni politik. Duhet t’ia shpjegonte votuesve kosovarë. Nëse Kusari do të bëjë avokatinë e Kurtit, ajo vetë ka biseduar me një person që është në listën e zezë nga SHBA. Për mua ajo e humbi karrierën politike. Gjykoj se ka humbur të drejtën morale që ti kërkojë kosovarëve votën e tyre. Kurti ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje”, tha më tej analisti.

Po ashtu Berisha komentoi dhe arrestimin e spiunëve serbë, ku u shpreh se “Dyshimet e para janë që këta persona janë kapur në flagrancë. Janë ndjekur me muaj të tërë. Ka emra shqiptarësh që ne vitin 2024 bashkëpunojnë me qeverinë e Serbisë dhe kjo është shqetësuese. Është larguar nga Kosova Serbia, por hematomat, veprat, instrumentet kanë mbetur në Kosovë. Edhe pas pavarësisë kemi pasur arrestime të agjentëve serbë.”/m.j

#Akuzat #Haradinajt #të #forta #Berisha #Lidhjet #Kurtit #agjentët #serbë #janë #diskutuar #në #Kuvend
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button