Aktualitet
Benfica refuzon ofertën e Manchester United për Joao Neves

Joao Neves i Benfica-s ka qenë i lidhur me Manchester United javët e fundit dhe thashethemet thonë se Neves ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh (102.1 milionë £/130.5 milionë dollarë).
Gazeta portugeze Record ka pohuar se Manchester United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin, por drejtori i Benfica-s, Rui Costa e refuzoi atë, transmeton Sport.
Sipas Record, Costa nuk do të fillonte bisedimet “për një shumë nën 100 milionë euro”.
Chelsea, Manchester City, Liverpool, PSG dhe Bayern Munich janë të gjithë me interes për të riun, por Djajtë e Kuq mbeten favoritët.
/ Sport/
#Benfica #refuzon #ofertën #Manchester #United #për #Joao #Neves
gazetablic.com