Aktualitet

Emri/ I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, arrestohet 59-vjeçari i shumëkërkuar

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme (4 qershor) 59-vjeçarin e shumëkërkuarin, Pjetër Pacani.

‘Arrestohet Pjeter Pacani, i biri i Gjergj dhe i Lize, i datelindjes 27.02.1963, lindur dhe banues ne Fushkuqe, Laç.

Ky person është pjese e listes “Top 50- me te kerkuarve” në shkallë vendi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim Nr.1416 date 05.06.2014, e ka denuar kete shtetas me 25 vite burgim per kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armembajtje pa leje” te parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.’

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

#Emri #dënuar #vjet #burg #për #vrasje #të #dyfishtë #arrestohet #59vjeçari #shumëkërkuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button